Sipërmarrësit italian falenderojnë, Bashën!

Ekonomi

“Me thënë të drejtën, ndjeva zili kur po dëgjoja kryetarin Basha, sepse ai u shpreh thelbësisht për tre revolucione të mëdha: një revolucion fiskal, që do duhej ta bënim edhe në Itali, një revolucion kundër burokracisë dhe një revolucion në menaxhimin e shpenzimeve publike.

Këto dy ditë do të kryejmë disa takime për partneritetin italo-shqiptar. Të gjithë kërkojnë prani më të madhe të Italisë në Shqipëri.

Falënderoj kryetarin Basha për këtë takim të jashtëzakonshëm. Më 18 qershor, Shqipëria ka zgjedhje dhe mesazhet që përcolli kryetari këtu më duken ogur i një rezultati të mirë.”

Paolo Romani, senator i Forca Italia, ish-Ministër i Zhvillimit Ekonomik të Italisë