Pse digjesh bashkvuajtsi im, pse?! Nga Sokrat Turtulli.

0

Po. Pse digjesh? Kujt mendon se do t’i vije keq, per ty? Kujt mendon se do t’i besh keq, me djegien tende? Askujt. Askujt s’i vjen keq per ty, vec familjes tende. As atyre , atyre qe ndani shtreterit ne ate cader. Edhe atyre nuk ju vjen keq per njeri-tjetrin qe jeni aty, pasi nuk ka si ndodh ndryshe qe te nxjerrin cakmaket dhe t’ju djegin trupin. Pse digjesh, bashkvuajtsi im? Pse nuk e beret kete gje atehere kur hanit hekur dhe qymyr, atehere kur gojen e kishit te zene, atehere kur ngryseshit dhe gedhiheshit ne lageshtire, atehere kur shikonit shoket tuaj te dhomes te vriteshin para syve tuaj duke u detyruar te thoshin”rrofte partia”. Pse digjesh, bashkvuajtsi im, pse? Po thoni se greva jone nuk eshte politike, po thoni se kerkojme vetem demshperblim, po nese eshte keshtu, si lejuat t’ju afrohen cadrave tuaja poltikanet? Pse nuk e vuret pike te pare, qe t’a dinin te gjithe qe: ne cadren tone nuk pranojme asnje politikan, te asnje lloj krahu, pasi greva jone s’ka lidhje me politiken, por me urine? Pse nuk e beret kete gje, qe askush sot te mos e cilesonte si politike kete greve? Po si mund te mos quhet politike, kur ju te gjithe, ne unison, para kamerave, gjene e pare qe beni, shani Kryeministrin, e cilesoni Krokodil, e cilesoni kriminel, se atij po i vjen fundi, dhe pasi nuk lini asgje pa thene per te, nga fundi i kushtoni dhe nja dy rrjeshta kerkesave te tjera ekonomike? Po nese Ai eshte ashtu sic e cilesoni, cfare prisni prej ti? Ju vini kushte. Ju beni edhe ultimatume, dhe akoma nuk e keni kuptuar, se ne ka nje politikan qe nuk mund t’i vesh kushte, apo me keq akoma ultimatume, Ai eshte Sali Berisha, dhe faktet e kane treguar kete.Mohoni c’do gje qe eshte bere ndaj jush dhe per ju. Por une nuk mund te harroj se cfare ka bere kjo parti dhe vete Berisha per shtresen tone, nga viti 92-96-te. Po si harruat se ne ate kohe na hapeshin dyert kudo, u shkolluam te gjithe, ishim te paret ne bursa dhe studime, ne punesime, privatizime, ne marrje shtepish dhe ku di une cfare. Po ai, ai qe dje ju permallohej mbi batanijet e djeguar, ai, kurt kola, a e dini sa ka perfituar nga kjo parti? A e dini sa shtepi ka sot ai njeri? A e dini sa njerez qe s’kishin bere asnje dite burg apo interrnim, jane pajisur nga ky me kartele te te persekutuarit politik ne shkembim te parave? Po spartak ngjelen e njihni? Nuk besoj se nuk e dini qe i ka marre leket kokerr me kokerr, dhe nuk besoj se nuk e dini se per cfare u shpreh se do ti shpenzonte. Po daut gumenin e njihni? Edhe ai “qan” per ju, edhe pse gjithmone e mbaj mend te kete vjell kundra jush dhe partise ne pushtet, i strukur diku ne zyrat e PS-se, dhe gjithmone si vjemje pas tyre. Pse digjesh, bashkvuajtsi im, pse? Une e di qe keni te drejte, e di qe ajo qe kerkoni dhe kerkojme eshte djersa jone e derdhur dhe e pashperblyer. Une ju jap te drejte kur thoni, se ne c’do zyre qe hapim na dalin bijte e ish komunisteve qe ju shkaterruan jeten, e di sepse i shikoj me syte e mi perdite dhe ne c’do zyre, por serish, serish vallai im, miku im, une veten nuk e djeg. Edhe une qe ju bej moral sot, mos kujtoni se jam i kenaqur. E kam ndjekur kete parti per 22 vjet me radhe, i kam sherbyer sa nuk mban me, kam heq buken e familjes nga goja, dhe kam sponsorizuar me sa kisha mundesi edhe fushata Deputetesh,Ministrash, dhe sot Presidentesh, dhe qe kurre nuk mora ate qe duhet te merrja, por rri dhe ngrys ditet me nje rroge skandaloze, te bere dhurate nga nje njeri sot ne krye te shtetit, gjasme si shperblim per nderin qe i bera. Sot telefonat e tyre nuk hapen me, sot prej tyre nuk pret me pergjigje, por gjithsesi, Une veten nuk e djeg, bashkvuajtsi im.Ju sot beret nje tjeter deklarate duke thene se: do cuditet Bota me ato qe do shikoj ditet ne vijim. Mos mor mik, shok, vella, mossss. Nuk ka per tu habitur askush, t’a siguroj kete, edhe sikur te digjeni ne kor. E shumta qe do ndodh do jene disa eskluzivitete televizionesh, disa minuta edicione, dhe ju do harroeni, dhe jo vetem qe do harroeni, por as perkujtimore s’do kete mendje njeri t’ju bej viteve qe do vijne.Pretendoni se e majta do ju demshperbleje per dy vjet kur te vije ne Qeveri. O te perveluarit e mi, a nuk i kerkojme te gjitheve ne kor si te persekutuar politike qe jemi, Zotit Rama, vetem nje kerkese, jo materialsite, por moraliste. Ose ose, te pakten atyre te persekutuarve qe sot aderojne tek ajo parti, t’u kerkojme vetem te nderrojne emrin e gazetes se tyre. Ja, kaq! Bejeni njehere prove, nese do ju realizohet kjo kerkese si fillim, vazhdoni pastaj besoni se do merrni dhe marrim ato leke vuajtjesh.Shikojme sot me megafon ne dore duke bertitur per ju, nje fare turi qelbur, nje fare fytyre shemtuar, nje fare burreci qe ka marre autoresine e Flamurit tone dhe te mbrojtjes sone, nje fare kreshnik halesh, dhe jo malesh, qe etiketonte Qeverine si kriminale, pse ajo nuk ju mbeshtet ne kerkesat tuaja. Po si nuk e kapet per gryke kete mi halesh kur ju erdhi atje, dhe t’i thoshit: o moster, o bandit qe bashke me ish Presidentin, kishit ne dore te gjithe mekanizmat e drejtesise, per te bere te mundur lehtesimin e procedurave mbi dokumentet, apo edhe presionit qe keta te dy, drejtuesit me te larte te drejstesise, te ushtronin ndaj Ministrise qe merret me kete problem, dhe qe eshte ajo e Drejtesise.Po si i pranoni disa ish drejtues Qeverie te larguar para 6 muajsh, te shaj Qeverine per ju, ne nje kohe qe ai vete nuk e hapi dhe nuk e ka hapur asnjehere gojen per ceshtjen tuaj, dhe qe sot beni te dhimbsurin ndaj jush? Mos e digj me veten, bashkvuajtesi im. Mos bej te ferkojne barkun ata qe ju kane djegur gjithe jeten, mos u bej pjese e eskluziviteteve fatale te jetes tende, mos u beni skenar ekranesh, nga ku edhe ketu me fatkeqesine tuaj fitohet para e qelbur. Mos e mbushni mendjen, me raki te zjere dy here, mos u beni pjese e nje loje te felliqur qe edhe dje nuk ju kurseu. Po! Dje, pikerisht diten, oren, minutin kur ne Bruksel flitej per Kombin tim dhe tuajin. Nese vertete nuk e degjoni thirrjen time prej bashkvuajtesi, nese vertete e keni mbushur mendjen te digjeni te gjithe, ju lutem bejeni ate ne mes te nates, ne qetesi, atehere kur s’ju shikon njeri, dhe boll me para kamerave, se tmerruat ne radhe te pare femijet tuaj, pastaj gjithe Popullin qe s’na e ka per borxh te shikoj horroret tona. Mos e digj veten, te lutem mos e digj!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author