Ndahen Kylie Minogue dhe aktori Joshua Sasse.

Aktualitet

Pak ditë më parë, ajo ishte kaq e lumtur se do të merrte mbiemrin e të fejuarit pasi të martoheshin. Por dje, nëpër media bëri bujë lajmi se Kylie Minogue dhe aktori Joshua Sasse janë ndarë. Një foto e publikuar nga “The Sun”, e tregon të trishtuar këngëtaren.

Thuhet se këngëtarja e famshme australiane e mori këtë vendim pasi ai krijoi afrimitet të tepërt me aktoren spanjolle Marta Milans. Burimet tregojnë se muajin që shkoi, kjo temë shkaktoi mes tyre një konflikt të madh. Sipas “The Sun”, ishte vendimi i Kylie-t për t’u ndarë.