Meta kundra Lu-së. I jep te drejte Llallës!

Politike

Ilir Meta ka marrë hapur anën e Llallës. Ai ka hedhur poshtë pretendimet e ambasadorit Lu se është hedhur poshtë konkurenca dhe shorti. Sipas Metës kriteret i plotësonin vetëm ata propozime që solli Ardiatik Llalla. Pra ai ka vepruar plotësisht sipas ligjit dhe rregullave.

Pas këtij saqrimi të kryeparlamentarit bëhet e qartë se si u zgjodhën anëtarët e Këshillit të emërimeve. Bëhet gjithashtu e qartë se Prokuroria ka zbatuar ligjin. Por ajo që bën përshtypje është se Ilir Meta ka vendosur ta bëjë vetë të ditur këtë duke marrë përsipër tia përlpasë në fytyrë ambasadorit amerikan.

Prej kohësh ishin përfolur mardhëniet e këqia mes Metës dhe LU-së por ky akt i kryeparlamentarit i hedh benxinë zjarrit dhe konfirmon fjalët e përhapura se meta i ka shpallur luftë atyre që quan “sorosistë”

Deklarata e plote e Metes

Nisur nga deklaratat e bëra dje nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu për prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla në lidhje me listën e kandidatëve të përcjellë për tu përfshirë në shortin e KED-sit, me kërkesën time, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka kërkuar sqarime shtesë për plotësimin e kritereve e kushteve ligjore për këta kandidatë.

Në përgjigje të kësaj shkrese, Prokurori i Përgjithshëm ka kthyer përgjigje zyrtare në datën 3 shkurt 2017. Sipas deklarimeve të djeshme të ambasadorit Lu prokuroria ka dhunuar frymën e kushtetutës duke sjellë 3 kandidatë për tre pozicionet. Gjithashtu Lu është shprehur se Prokuroria e Përgjithshme i zgjodhi vetë 3 anëtarët duke zgjedhur vetëm 3 emra.

Sqarojmë se kushtetuta në pikën 3 përcakton se KED-si përbëhet nga 9 anëtarë.

Në pikën dy të këtij neni përcaktohet se kandidatët që nuk plotësojnë kushtet, përjashtohen nga shorti. Sipas shkresës së datës 19 janar 2017 dhe shkresën e datës 3 shkurt 2017, rezulton se kandidatët e përcjellë plotësojnë kriteret e kushtet në mënyrë të plotë siç ka vendosur kuvendi për ligjin e “Organeve të Drejtësisë” të asistuar edhe nga partnerët ndërkombëtar.

Për këto vende plotësojnë kushtet vetëm 2 prokurorë.

Sipas shkresës së sotme të Prokurorisë së Përgjithshme, në prokurorinë e Përgjithshme nuk ka pasur asnjë prokuror tjetër që të kishte mbaruar Magjistraturën. Si edhe në prokurori të Apeleve nuk ka pasur asnjë prokuror që të plotësonte kriterin e mësipërm. Në këtë shkresë specifikohet se nuk ka pasur asnjë rast të uljes në detyrë të prokurorëve që kanë mbaruar Magjistraturën.

Bazuar në këtë informacion rezulton se Prokuroria e Përgjithshme ka zbatuar Kushtetutën. Asnjë prokuror nuk është ankuar as në Prokurorinë e Përgjithshme dhe as në Kuvend, apo publikisht lidhur me listën e kandidatëve të përcjellë nga ky institucion në Kuvend për shortin.