Driteroi, sipas Edison Ypi-t.

Edison Ypi

Dritëroi ishte një kërrmë bolshevike, një coftinë proletare, një komunist, konformist, komitets, karrierist, denoncues, pijanec, llafazan, mburravec, gënjeshtar, himnizuesi i fshatarit dhe proletarit, atij fshatari trok’ e përtok’ dhe atij proletari cop’ e çik’, kur fshatari s’kishte bukë thatë dhe proletarin s’kishte ku ta zinte qeni. Gjoja poeti e gjoja shkrimtari popullor, moralisti folklorik fshataresk qesharak banal, me dhjetra vite nuk u ndal asnjë çast në ballë të kryqëzatës për zbrazjen e truve të shqiptarëve. Kur mendon ç’tmerre bëri ky përbindësh, ky turp kombëtar, të vjen të derdhësh një det me lot dhe të vjellësh një Devoll me gjak. Rapsodit proletar të rimave primitive, mendervjershëzave, gjojaromaneve, vargëzimet trashanike, asocimet banale, fabulat qesharake, ja kanë preferuar vetëm denoncuesit, spiunët, konviktorët, gjysmakët, mediokrit, hajvanët, dembelët, parazitët, hordhitë e proletarëve, ushtarët e kazermave, të burgosurit ordinerë. Himnizuesi i baltës, duarve me kallo, djersës së kooperativës, luftës vllavrasëse të klasave, është vërtet një dukuri e rrallë, por jo e pamundur. Ashtu si për tu bërë Stalin, mjafton të dish të organizosh një atentat, të bësh një shkrim në gazete, dhe të kesh qënë disa herë në Kishë, edhe për tu bërë Dritëro mjafton të ketë sjellë partia nga katundi, të kesh aftësinë e lindur për të vargëzuar, të zhgërryhesh gjithë jetën zyrave dhe mbledhjeve. Mishërimit ortografik të tmerrit të internimeve dhe burgosjeve, shëmbëlltyrës së vrazhdë të asaj kohe të zezë, zhulit të fëlliqur që doli nga rrotullimi i mokrrave propagandistike të luftës së klasave të gjysëm shekulli diktaturë gjakatare, më së fundi plaka me kosore ja bëri një vizitë në Sauk. Jo kur ishte duke menduar për dengla moralistike si ato të vjershëzave me hajvanë kinse të squtë që duhet të rrinë urtë kur mbi kurriz tu ketë hipur kurvi. Për gjëra më serioze. Për lindjen, vdekjen, mbledhjen e lëmshit, parehatitë e moshës. Sidomos për çfarë do thuhet paskëtaj për të. Që s’do jenë gjëra të këndëshme, e aq më pak të lavdishme, si; Pse u thoshte të tjerëve të jetonin egër, ashpër, nëpër ara, fabrika, kantiere, ndërsa për vete hëngri mish e pinte raki. Bënte muhabet me katundarë. Shkruante për njeriun e mirë. Atë barkthatin që iku i lebetitur nga sytë këmbët më ’90-ën. Si dhe për pushkatimin e grave shtatzana, vrasjet pas shpine, e të tjera e të tjera tmerre e llaftarira, që po t’i numurosh të ikën jeta, po t’i kujtosh të fluturon mendja. Zonja me kosore nuk i erdhi kryekuzhinierit të helmeve propagandistike për t’i sugjeruar ndonjë zgjidhje eutanazike. As për ta hedhur të gjallë në një gropë me gëlqere bashkë me mender librat e tij, ku bashkë me kockat t’i shkriheshin edhe vjershëzat, dhe as për t’ja prerë mishin me gërshërë për t’ua hedhur qënve. Nuk i erdhi për t’i lidhur një shall të kuq pionieri në qafë dhe t’ja shtrëngonte derisa koka t’i varej dhe nga goja t’i dilte shkuma. I erdhi për ta marrë e për ta plasur kokëposht në të parin kazan me zift të nxehtë të Skëterrrës, e për ta lënë aty përgjithmonë.

0 0 vote
Article Rating
Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments