Doni të bini nga pesha? Ja ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tavolinat tuaja.

Shendet

Një burim ekonomik i përqendruar i shumë lëndëve ushqyese së bashku. Ndihmon rënien në peshë në shumë mënyra. E para, fasulet përmbajnë proteina të cilat na japin ndjesinë e ngopjes pa ekzagjeruar me sasinë e ushqimit. Së dyti, fasulet përmbajnë fibara bimore me shumicë, të cilat qëndrojnë në aparatin tretës më gjatë dhe kështu vonojnë tranzitin e tij nga stomaku në zorrë dhe nga zorra e hollë në të trashen. Në këtë mënyrë, ndihemi të ngopur më gjatë. Për më tepër, këto fibra marrin me vete një sasi të vogël të kolesterolit, duke mos e lejuar atë të kalojë në gjak dhe nuk e lejojnë sheqerin të rritet menjëherë në qarkullim.

Supat

Një supe me baze lëngun e mishit dhe perimet, e cila nuk i kalon 150 kaloritë, nëse konsumohet përpara dy vakteve kryesore, ndihmon ndjeshëm në uljen e sasisë së ushqimit që konsumojmë në secilin prej vakteve. Kujdes, nëse supat bëhen me sasi të tepruara gjalpi, me krem djathi apo pana, atëherë kjo teori rrëzohet!

Çokollata e zezë

Nëse midis vakteve konsumoni 1-2 kuadrate të vegjël çokollatë të zezë, keni shume shanse që të hani më pak në vaktin e radhës. Ky fakt u evidentua në një studim që krahasoi sasinë e picave të konsumuara në vaktin që pasoi konsumin e një kuadrati çokollatë të zezë me sasinë e konsumuar pas një kuadrati çokollatë qumështi. Diferenca ishte 20% më pak picë pas çokollatës së zezë.

Perimet e fruluara – pure

Personat që shtojnë pure perimesh në pjatat e tyre, konsumojnë më pak nga zgjedhjet kalorike të pjatës. Ky është një zakon tepër i shëndetshëm, pasi perimet pure ofrojnë kombinime shumë të shëndetshme të lëndëve ushqyese, si karotë me patate, brokoli me spinaq etj.

Vezët dhe djathi

Vezët dhe djathi në mëngjes ofrojnë një sasi të konsiderueshme proteinash. Së bashku me kalciumin e djathit, proteinat ndihmojnë metabolizmin, për më tepër është vënë re se një mëngjes i pasur në proteina ndihmon në kontrollin e vakteve në vazhdimësi. Ky efekt mund të zgjasë deri në darkë.

Frutat e thatë

Arrat, bajamet, lajthitë, kikirikët janë një mënyrë e mirë për të thyer urinë në mes vakteve. Të pasura në proteina dhe yndyra të pangopura, frutat e thatë përbëjnë zgjedhje ideale midis vakteve kryesore. Për më tepër, ata që konsumojnë fruta të thatë çdo ditë duket të kenë jetëgjatësi më të madhe.

Mollët

Mollët dhe frutat e plotë, me gjithë lëkurën e tyre përbëjnë një zgjedhje ideale për këdo që dëshiron të rrezojë peshë. Kjo për dy arsye, e para sepse frutat me lëkurë ofrojnë fibra të cilat rrisin volumin e ushqimit që qëndron në stomak dhe së dyti, frutat i japin trurit tonë sinjalin se në organizëm kanë “mbërritur” lëndë ushqyese të mira.

Kosi i shtëpisë

Kosi i bërë në shtëpi pasi qumështit i është hequr pjesa e yndyrës që lundron në sipërfaqe, është një ndër ushqimet më të mira për shëndetin dhe rënien në peshë. Një studim i fundit i Harvardit e ka vërtetuar këtë fakt, duke e vlerësuar kosin si një ndër ushqimet më të preferuara të personave që gëzonin një peshë të shëndetshme.

Qitro

Nëse ju konsumoni ½ qitro ose 1 kupë lëng qitroje para çdo vakti, mundet të shihni rezultate konkrete në peshën tuaj. Kjo mund të jetë në sajë të efekteve nxitëse ndaj metabolizmit, por kjo nuk është provuar ende me bindje.
Kujdes; qitro nuk duhet të konsumohet nëse merrni mjekim me ilaçe për hollimin e gjakut apo për yndyrat e larta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *