600 milion euro për stadiumin e ri të Barcelonës.

Sport

Stafi i ekipit te Barcelones është në pritje të dritës së gjelbër për projektin e tyre gjigant ku flitet për 600 milionë euro investime në stadiumi Nou Camp. Ata kërkojnë ta rimodelojnë stadiumin brenda pesë viteve të ardhshme. Propozimi i është bërë Komunës dhe është marrë në shqyrtim.

Klubi shpreson që t’i fillojë punimet në janar të vitit 2018, ndërsa puna duhet të finalizohet në fund të vitit 2022. Me këtë projekt pritet të ndërtohet edhe një stadium i vogël, por edhe një mini-stadium për trening.

Buxheti do të rritet edhe për 30 milionë euro tjera, pasi fillimisht ishte vendosur 600 milion euro.