Lexoni per te kuptuar se kush e krijoi Partine e Kurtit dhe te te birit! A e di Kurt Kola i biri kujt eshte Edi Rama?

Politike

Përse gjithë kjo potere?! Gjithë kjo zallamahi! Ka njëzet e tre vjet bijë e nipër të Partisë Komuniste (të Punës) të ndarë në dy pjesë të barabarta grihen e zihen midis tyre, shahen e fyhen me njëri-tjetrin, me nëna e me gra para syve të shqiptarëve e të gjithë botës jo si një racë e një gjaku e një gjuhe, por sikur janë nga dy kombësi armike në luftë të përhershme! Përse gjithë kjo rrëmujë në Parlament? Lloj -lloj sjellje e skena të shëmtuara, injorante, pafytyrësi të ndyra, me të cilat tregoni se kush jeni! Mjerë ky popull që ju ka zgjedhur! Jo për më të mirët, as mos e mendoni, por të caktuar nga partitë tuaja… Megjithatë, më duhet të jem sa më i drejtë, jo të gjithë mund të futeni në një thes, ka më shumë pozitiv, gjë që e sheh dhe e dallon publiku, por populli thotë: “Një dru i shtrembër prish krejt barrën” e për fat të keq, aty ka shumë drurë të shtrembër… Lëreni Edi Ramën të bëjë shtet! Mos e ndihmoni! Por as mos e pengoni! Unë e di, por edhe publiku mbarë e kupton arsyen pse e sulmoni…E sulmoni se e dini mirë se ai do të bëjë shtet, por ju nuk doni shtet…Ju doni ose Diktaturë ose Shqipëri rrumpallë, ku të vidhet, të grabitet prona e pasuria nga mafiozët me pushtet, sepse ka 23 vjet që kështu e nisët e kësisoj doni ta vazhdoni… Nuk ka ende një vit që është bërë Kryeministër, e sulmuat që në ditët e para me bomba e tritol të telekomanduar me bandat që i kishit në mbarë vendin, por me shpejtësi ua preu fijet e ua shkatërroi bazat terroriste… Dështuat, por edhe u frikësuat… Shpejt vunë në veprim mekanizmin e kontrabandës së drogës, të cilën prej 20 vitesh e mbillni, e trafikoni e pasuroheni pa iu hyrë një ferrë në këmbë… Pak nga pak po ua shkatërron edhe bazat e trafikut të drogës nga toka, nga deti e nga ajri. Nuk luani më për para, se para keni fituar miliarda, as keni gajle se po ua kap policia herë pas here me tonelata, por po plasni nga inati se nuk po iu ecën intriga për të autorësuar Edi Ramën… Ra avioni në Divjakë… Bëtë namin… Iu turrët Edi Ramës me arsenalin e sharjeve në Parlament. Vetë fjalori juaj rrugaçëror tregonte pafajësinë e Edi Ramës. Sharja nuk është argument, është inat, mllef, smirë e mbi të gjitha depersonalitet i personit që e nxjerr nga goja. Edi Rama iu thoshte: në keni fakte, çojini në Prokurori, vetëm një në u vërtetoftë, unë do të largohem. Ju vazhdonit sharjet… Nuk i çoni në prokurori se iu kthehen në boomerang! Përse e villni gjithë këtë helm e urrejtje? E keni që të mos të marrim statusin e vendit kandidat… Për këtë e bëni, e dinë shqiptarët, por e dinë edhe europianët! Na e refuzuan dy herë nga keqqeverisja juaj, dhe doni ta sabotoni nga inati… Kot mundoheni, madje po tregoheni shumë naivë, sepse tashmë, duke iu njohur mirë, Europa e kupton se të gjitha i bëni për të prishur imazhin e Shqipërisë dhe pikërisht për këtë BE-ja do të na e jap statusin e vendit kandidat!… Tani po ju them: bëni ç’të mundni e ç’të doni, Edi Ramën e keni aty! E keni aty sot, mot e deri kur ai të krijojë shtetin model të Europës së sotme. Edi Rama ka arritur në krye të PS-së jo i katapuluar, por me forcën e mendjes. Edi Rama në këto 100 vjet Pavarësi, përjashto Ahmet Zogun, është i vetmi kryeministër që ka predispozitën, aftësitë dhe qëllimin të bëj shtetin modern që iu mungon shqiptarëve e që kërkon Europa. Kjo mos t’iu duket eksklamacion… A keni parë Edi Ramën, kryetarin e bashkisë së Tiranës, me sëpatë në dorë duke prerë shtyllat e rrugëve? Ambiciozët thoshin: “Ky është i çmendur!” Ai ishte imperativ në misionin e tij për një kryeqytet modern dhe e bëri… Ashtu siç priste shtyllat që shëmtonin qytetin me sëpatë, ka filluar të presë të gjitha fijet që lidhin mafien me Shtetin dhe është i vendosur në këtë veprim, se pa u bërë kjo s’mund të bëhet Shteti. Duke përfunduar, për ju që nuk doni as Europën as Shtetin kam një këshillë: zhvishuni nga egoizmi dhe mania për të sunduar me çdo kusht. Bëhuni demokratë, siç keni venë emrin, në vepra, e jo me propagandë bolshevike si deri më sot… Bëhuni opozitë e modelit europian dhe prisni me durim e pjekuri ri ardhjen në qeverisje me votat e shumicës… Dhe e fundit: kur të vini në qeverisje, të respektoni institucionet e Shtetit modern të krijuar nga Edi Rama.