’15 $ ora!’ Republikani ‘zbulon’ se Soros po financon protestat kundër Trump dhe ‘lajmet e rreme’

Republikani Louie Gohmert deklaroi në një intervistë se ai ishte shumë  “entuziast” për zgjedhjen e Neil Gorsuch nga Presidenti Trump për Gjykatën e Lartë pavarësisht protestave sipas tij “të financuara nga Soros dhe të ekzagjëruara nga mediat e majta.

“Natën e kaluar, arrita tek Gjykata e Lartë dhe pashë që qindra persona po mbanin një demonstratë masive atje. Ata ishin të gatshëm të kundërshtonin cfardo zgjedhje që do bënte Trump, për ta cdo emër i përmendur nga Trump si i tmerrshëm – vërejti ai – Nëse Trump do të kishte emëruar një person të krahut të majtë ata sërisht do të ishin atje gati për ta dënuar”.

“Ky është një lajm i rremë. Këta  njerëz janë atje vetëm për të krijuar pamjen e kundërshtimit- tha ai – Mos harroni që Patrick Poole(agjent i sigurisë kombatëre amerikane)  kapi një nga djemtë që po protestonin dhe e pyeti: “Hej, sa jeni duke u paguar? “Ai tha: 15 dollarë për një orë.

Republikani shkoi më tej duke përcaktuar edhe emrin e personit që po i financonte: Geroge Soros.

“Ata janë duke u paguar. Paratë e Sorosit janë duke u  përhapur kudo” tha ai.

“Kjo është arsyeja pse unë kam mbështetur Donald Trump. Kjo është arsyeja pse unë kam qenë entuziast ditën e zgjedhjeve, sepse ne të gjithë presim që Trump ta  mbajë fjalën e tij. Ai ka zgjedhur dikë nga lista, dhe jo vetëm kaq, ai ka zgjedhur më të mirin nga lista, deklaroi ai gjatë intervistës me “Breitbart Daily News” /SYRI.net/ 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments