Miliarderi kinez zhduket në mënyrë misterioze nga hoteli

Bota

Një miliarder kinez është zhdukur në mënyrë misterioze, nga një hotel në Hong Kong ku qëndronte prej disa ditësh.

Autoritetet vendase raportojnë se 46 vjeçari Xiao Jianhua është zhdukur nga hoteli ‘Four Seasons’, që prej ditës së premte.

Mësohet se miliarderi kinez me nënshtetësi kanadeze, ishte arrestuar një ditë më parë në Hong Kong, dhe më pas policia e dërgoi në Kinë të premten në mbrëmje.

Sipas revistës financiare “Caixin”, Jianhua është një nga njerëzit më të pasur në Kinë. Ai kontrollon “Tomorrow Group”, një kompani që ka aksione në banka, shoqëri sigurimesh dhe prona.

Ndërkohë CNN shkruan se pasuria e miliarderit të zhdukur shkon deri në 6 miliardë dollarë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments