Majlinda Kelmendi shpërblehet me 50 mijë dollarë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Sport

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka bërë me dije për “Insidethegames” se Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF). Mediat kosovare shkruajnë se IJF ka hpërblyer me nga 50,000 dollarë shtesë 14 atletët që gjatë 2016-ës zunë vendet e para në botë.

Ndër 14 atletët që u shpërblyen, thuhet se ishin shtatë meshkuj dhe shtatë femra xhudiste, ndër to edhe kosovarja Kelmendi.

Majlinda Kelmendi është dhe olimpistja e parë e artë e vendit pas debutimit të Kosovës në Olimpiadën e Rios që u zhvillua në 2016-ën.
“Ky është një moment i mrekullueshëm për të gjithë atletët e nivelit të lartë, duke më përfshirë edhe mua”, ka thënë Kelmendi, kampione bote më 2013 dhe 2014.”, mësohet të ketë thënë ajo.