A do të dalë LSI në opozitë pas deklaratës së Edi Ramës? Ja çfarë thotë Petrit Vasili

Në mbledhjen e kryesisë së PS, Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste mund t’i mbledhë 71 deputetë, duke i kthyer kështu përgjigje Ilir Metës që tha se LSI do dalë në opozitë kur PS të marrë një numër të tillë deputetësh.

Ministri i ri i Drejtësisë Petrit Vasili u pyet në emisionin Opinion nga gazetari Blendi Fevziu nëse pas deklaratës së Kryeministrit a është e gatshme LSI të dalë në opozitë.

Vasili u shpreh se kjo deklaratë e Ramës është burim mediatik dhe nuk mund ta komentojë. Por, nëse Edi Rama do ta bënte këtë deklaratë publikisht, atëherë do të kishte një përgjigje nga LSI, sqaroi ministri Petrit Vasili.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments