ANALIZA/ META DEL PARA GAZETARËVE PËR TË QETËSUAR RAMËN

Askush nuk priste që sot Ilir Meta të bëntë ndonjë çudi. As të shpallte ndonjë lajm të madh, pasi Rama i uli kokën me shkarkimin unilateral të Manjanit. Por të gjithë u habitën nga kujdesi i liderit të dashur dhe të qetë, se mos çdo fjalë që nxirte nga goja e tij, mund të mërziste kryeministrin e gjithëfuqishëm që mund ta flakë dhe Metën nga koalicioni sikurse Manjanin nga qeveria.

Sot në konferencën e paralajmëruar me bujë Meta u soll si kryetari i një partie tjetër dhe jo i LSI, që ka artikuluar aq e aq akuza.

Atë e pyetën për denoncimet e Manjanit dhe u shmang duke thënë njësoj si rilindasit se nëse ka gjë konkrete ta çojë në prokurori.

Atë e pyetën për denoncimet që partia e tij i ka bërë Sajmir Tahirit dhe ai gjeti përgjigjen kineze se mbështet policinë.

Atë e pyetën për lajmin që e sponsorizoi vete LSI se Pertit Vasili i ka paralajmeruar deputetët që policia mund ti vërë drogë në makina dhe ai e quajti lajm të rremë.

Atë e pyetën për akuzat e Lefter Kokës dhe ai qëndroi neutral.

Pra me konferencën e sotme Ilir Meta hodhi poshtë një fushatë disa javshe të vartësve të tij, aq sa dukej sikur qëllimi i gjithë kësaj bisede me gazetarët ishte ti betohej për besnikëri Edi Ramës. Më kot ai tha se nuk i trembet askujt, as Ramës dhe as Berishës, fakti është se për hir të pushtetit, lidhjeve klienteliste, njerëzve që ka futur mbar e prapë në punë (25% të administratës) LSI nuk shkëputet dot nga asnjë parti e madhe.

Edi Rama ka kuptuar këtë ndaj dhe thotë se pavarësisht se qentë lehin, karvani i tij do shkojë përpara. Sepse ai e di se ata të LSI bëj gam gam por nuk të kafshojnë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments